Kryetari i Bashkisë z. Benet Beci priti në zyrën e tij, ambasadorin e Hollandës Sh.T. Z. Reinout Vos. Në takim biseda u fokusua në mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm në Shkodër, për turizmin e biçikletat.
U ndalëm në projektet në bashkëpunim mes Hollandës e Shkodrës në fushën e arkitekturës dhe menazhimit të përmbytjeve dhe mundësitë për rritjen e pranisë së investitorëve hollandezë në territorin e bashkisë sonë.