Gjatë këtyre ditëve po punohet për përmirësimin dhe vendosjen e sinjalistikës së duhur në rrugët qytetit.
Në hyrje – daljet e pedonales së molos dhe të Urës së Vjetër të Bunës, janë vendosur tabelat që ndalojnë qarkullimin e mjeteve motorike. Ndërsa në Bulevardin Skënderbeu dhe rrugën “Teuta”, është realizuar rivijëzimi i sinjalistikës horizontale.