Bashkia Shkodër ka ngritur komisionin e posaçëm për censusin në nivel bashkie…

Shpërndaje

Në kuadër të përgatitjeve për Censin e Popullsisë dhe Banesave 2023, i planifikuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), nga Bashkia Shkodër është ngritur komisioni i posaçëm i censusit në nivel bashkie, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të INSTAT po organizojnë punën për mbarëvajtjen e këtij procesi në Bashkinë e Shkodrës.

Në takimin e zhvilluar një muaj më parë në Shkodër, mes Kryetarit të Bashkisë, z. Benet Beci me Drejtoren e Përgjithshme të INSTAT, znj. Elsa Dhuli, është rënë dakord për vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë institucional për realizimin e censit, i cili pritet të nisë në vjeshtën e këtij viti. Nga ana e bashkisë do të jepet kontributi në disa drejtime, si: në lehtësimin e procesit të rekrutimit të punonjësve që do të angazhohen në terren (anketues), mbështetje me punonjësit e njësive vendore gjatë procesit të numërimit për zgjidhjen e problematikave, identifikimin e personave të pastrehë dhe vendqëndrimet e tyre e të tjera.

Shpërndaje