“Në hyrje të qytetit, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për Molin e ri të Shkodrës me një platformë lundruese e përshtatshme për lidhjen e varkave.
Ndërtimi i tij sjell për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur biznesin në zonë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.