Benet Beci pret në bashki, Ministrin e Brendshëm Taulant Ballen…

Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në Bashki Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të rendit.

Në takim është diskutuar në lidhje në domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave të Bashkisë dhe të Policisë së Shtetit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe qetësisë publike si dhe të efikasitetit të punës së strukturave vendore veçanërisht gjatë sezonit veror.

Shpërndaje