Kryesia e Bashës i merr vulën e partisë Gazment Bardhit…

Shpërndaje

Kryesia e PD që mbështet Lulzim Bashën ka vendosur që t’i heq vulën e partisë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Edhe pse për mediat nuk është bërë e ditur që PD të ketë zhvilluar një mbledhje Kryesie, vendimi mban datën e 18 Korrikut.

Në vendimin që mban firmën e 17 anëtarëve, thuhet se pasi Bardhit i hiqet e drejta për të administruar vulën e PD, kjo kompetencë i kalon Sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa. Sipas vendimit, ky ka qenë propozimi i 1/5 së anëtarëve të Kryesisë.

Pas këtij vendimi, Gazment Bardhi ka deklaruar se Kryesia nuk mund t’i heq vilën Sekretarit të Përgjithshëm, duke theksuar se mbajtja e vuës së partisë prej tij është miratuar nga 7000 anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD. Vendimin e kryesisë e cilëson të pa vlefshëm pasi sipas tij, nuk është plotësuar as numri për të plotësuar kurimin e mbledhjes.

Një vendim i tillë vjen pasi një grup deputetësh janë shprehur kundër zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 Korrik, ku kandidon Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Po ashtu, vendimi i Kryesisë së PD u bë publik vetëm pasi Bardhi njoftoi se brenda kësaj jave do të mblidhte Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi zgjedhjet e 29 Korrikut.

Duket se lëvizjet brenda PD zyrtare po e thellojnë edhe më shumë përçarjen brenda tyre, por dhe brenda PD në tërësi, përfshirë edhe me atë të Berishës.

Shpërndaje