Shkodra dhe Prizreni synojnë bashkëpunimin…

Shpërndaje

Qyteti i Shkodrës dhe Prizrenit synojnë rritjen e nivelit të bashkëpunimit. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci i cili ditët e fundit ka vizituar qytetin e Prizrenit. “Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja e bashkëpunimit më të ngushtë mes dy qyteteve shqiptare, që historikisht i ka lidhur shumëçka: patriotizmi, traditat, kultura, arti” shkruan zoti Beci në rrjetet sociale.

Në takimet me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj dhe drejtuesit e tjerë vendorë, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në disa fusha me interesa të përbashkëta. Zoti Beci përmend ekonominë, turizmin, kulturën dhe sportet.

Kreu i Bashkisë së Shkodrës shprehet për nevojën e intensifikimit të takimeve mes palëve me qëllim përgatitjen dhe hartimin dhe konkretizimin sa më shpejt të projekteve.

Shpërndaje