Zonat e mbrojtura në fokus pastrimin e territorit/ Dardha thirrje agjensive turistike: Mos e ndotni ambjentin!…

Shpërndaje

Në të gjitha shkollat që ndodhen brenda territorit të zonave të mbrojtura , inspektorët e mjedisit zhvillojnë orë mësimore me nxënësit, me qëllimin e vetëm ndëgjegjësimin për mbajtjen pastër të ambjentit. Një fakt të tillë e bën të ditur Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Agim Dardha, i cili ka edhe një thirrje për agjensitë turistike të cilat ndërmarrin guida nëpër këto zona, që të jënë sa më të kujdesshëm dhe të mos e ndotin ambjentin në të kundërt do të dërgojë, për ndjekje penale çdo individ apo subjekt që ndot mjedisin në zonat e mbrojtura.

Administrata e Zonave të Mbrojtura gjatë hartimit të këtij plani ka evindentuar edhe disa problematika siç është keqmenaxhimi i mbeturinave në zonën e Thethit, dhe turizmi aventurës që fatkeqsisht ka marrë jetë të shumta njërëzish dhe për këtë Dardha ka një apel edhe për agjensitë turistike që ndërmarrin guida nëpër këto zona që më parë të kontaktojnë me guida vendase ose banorë që e njohin zonën.

Shpërndaje