Të nderuar bashkëqytetarë!
Me qëllim lehtësimin e qarkullimit brenda qytetit, duke filluar nga dita e hënë, datë 10. 07.2023 do të ketë ndryshime të sensit të lëvizjes së automjeteve në dy rrugë.
- Në rrugën “Zogu l” (Parrucë – Xhabiej), lëvizja e mjeteve do të lejohet vetëm në drejtimin në dalje.
- Me një sens lëvizje do të jetë qarkullimi i mjeteve edhe në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg) nga rrethrrotullimi tek sheshi “Isa Boletini” (Perash) deri tek rrethrrotullimi i Parrucës.
Në këtë ndryshim, në drejtimin e lëvizjes, përfshihet edhe shërbimi i transportit urban në qytet.
Lëvizja e autobusëve të shërbimit urban do të jetë në njëjtin sens si edhe për mjetet e tjera, duke u zhvendosur stacionet e udhëtarëve në drejtim të hyrjes në qytet në rrugën “Mehmet Pashë Plaku” (Perash) dhe në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg).
Vendstacionet e reja do të jenë
- Rrethrrotullimi në hyjre.
- Në rrugën “Mehmet Pashë Plaku” (Perash), në afërsi të shkollës “Kol Idromeno”.
- Në hyrje të sheshit “Isa Boletini”.
Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve për respektimin e këtyre ndryshimeve që do të shoqërohen edhe me vendosjen e sinjalistikës përkatëse.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!