Si do paguhet taksa e pronës/ Qeveria njofton ndryshimet, mund të paguhet sipas çmimit të tregut…

Shpërndaje

Qeveria ka nisur një proces për të rishikuar taksën e pronës. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se synohet të rritet mbledhja e kësaj takse dhe prandaj është vendosur që përllogaritja të bëhet në bazë të çmimit të tregut.

Në 5 muajt e parë të vitit sipas ministrisë janë mbledhur 2.7 mld lekë nga taksa e pronës. Aktualisht shqiptarët paguajnë 0.05% e vlerës së banesës e përllogaritur kjo në bazë të zonave.

“Ndryshimi kryesor që do të sjellë është vlerësimi i pasurive I pronave me vlerën e tregut, me cmimin e tregut, dhe ky është një ndryshim thelbësor I cili ka nevojë për një angazhim shumë të madh, jo vetëm në kuadër të hartimit të ligjit por edhe të marrjes së masave institucionale për zbatimin sa më të mirë të tij.”

Përsa i përket luhatjeve të forta në kursin e këmbimit  ku një euro po këmbehet me 104 lekë ministrja e financave  dha këtë shpjegim.

“Rritja forcimi e lekut ndaj euros vjen si pasojë, e strukturës ekonomike dhe performancës së ekonomisë sidomos, në lidhje me sektorin e jashtëm, pra me eksportet me forcimin e eksporteve”

Miratimin e ligjit për kanabisin mjekësor ministraj e financave e vlerëson me rëndësi për ecurinë ekonomike të vendit. Qeveria parashikon që rritja ekonomike për vitin 2023 do të arrij në 3.7%.

Shpërndaje