FSHF i heq Oversport të drejtën e Superligës…

Shpërndaje

Federata Shqiptare e Futbollit ndërpreu kontratën me shoqërinë “Oversport” e cila sezonin e shkuar kishte fituar të drejtën e transmetimit televiziv të Superligës, kategorisë së parë dhe të Kupës së Shqipërisë.

Federata njofton se vendimi erdhi pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Oversport”, duke shpërdoruar kështu besimin e dhënë nga FSHF.

Por FSHF nuk do të mjaftohet me kaq, ajo do të nisë procedurat ligjore në lidhje me rivendosjen e dëmeve që ka shkaktuar shoqëria në fjalë për mospërmbushjen e detyrimeve që përcaktonte kontrata e firmosur mes palëve në fillim të sezonit të kaluar.

Organizmi shqiptar i futbollit garanton tifozët se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar transmetim televiziv profesional dhe të ndershëm për aktivitetet e saj.

Sezoni i ri futbollistik do të nisë në javën e fundit të Gushtit.

Shpërndaje