Zgjedhjet presidenciale në Turqi, sot raundi i dytë…

Shpërndaje

Miliona votues turq do i drejtohen qendrave te votimit për të hedhur votën e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Procesi nisi në orën 08:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të opozitës, Kemal Kılıçdaroglu për një mandat pesëvjeçar.

Balotazhi u caktua pasi asnjëri nga kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 14 Maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë, ose më shumë se 50 për qind të votave. Megjithatë, presidenti Erdogan kryesoi në raundin e parë me 49,52 për qind.

Aleanca Popullore e Erdoganit fitoi shumicën në parlamentin prej 600 anëtarësh përballë Aleancës Kombëtare, e cila përbëhet prej gjashtë partish opozitare.

Shpërndaje