A keni marrë 30.000 euro për çështjen Yzeiraj? Ja si përgjigjet Henri Çili

Shpërndaje

Botuesi i njohur Henri Çili rrëfehet në Open në Top Channel për arrestimin e tij nga policia. Çili tha se ai është pjesë e një studioje ligjore të ligjshme.
A është e vërtetë se ju jeni pjesë e kësaj ngjarjeve prej kunatit tuaj, vëllait të bashkëjetueses tuaj?- e pyeti Eni Vasili.

Duhet ta sqarojmë këtë. Unë me të gjithë familjarët e mi i kam krijuar raportet në sferën private. Është çdo raport privat- tha Henri Çili.

Keni marrë ju 30 mijë euro dhe 10 milion lekë në çështjet Aliko dhe Yzeiraj?- vijoi me pyetjet Eni Vasili.

Jo 30 mijë euro, por unë skam marrë asnjë euro nga këto. Në studion tonë bashkë me kolegët e mi kemi qenë në negociata për të bërë një përfaqësim gjyqësor të tyre, por nuk kemi arritur në marrëveshje- tha Henri Çili.

Mediat shkruajnë se ju jeni përgjuar për këto?- e pyeti Eni Vasili.

Po çfarë është përgjimi? Përgjimi në demokraci është një indicie që të çon tek zbulimi i faktit, i të vërtetës- u përgjigj botuesi i njohur.

Top Channel

Shpërndaje