Klubi i Futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, në prag të zgjedhjeve lokale për kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër, i është drejtuar dy kandidatëve për tu bashkuar thirrjes sonë për t’u bërë bashkë në zhvillimin dhe promovimin e sportit në përgjithësi dhe të futbollit në veçanti, nën moton “Futboll për të gjithë”.
Futbolli është sporti më i dashur dhe më i përkrahur nga qytetarët e Shkodrës, të cilët me të drejtë duan ta shohin ekipin e tyre të zemrës të përfaqësuar në nivele më të larta. Gjithashtu, ky sport shkon përtej çdo ngjyrimi politik, sepse në thelb ngrihet nga pasioni i qindra – mijëra fëmijëve që ëndërrojnë ta veshin një ditë fanelën kuq e blu.
Ne sot, kemi kënaqësine t’ju informojme se kemi marrë angazhimin dhe konfirmimin nga te dy kandidatët potencial për të drejtuar bashkinë Shkodër ,se janë plotësisht dakort për nënshkrimin e këtij pakti, për ta kthyer futbollin në Shkodër në një kryeqendër të zhvillimit sportiv dhe jo vetëm.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë në linkun e mëposhtëm: