Kupa “Agim Tafili”, Spahia akordon titullin e “Mirënjohjes” për veteranët e çiklizmit shkodran…

Shpërndaje

Nderim për një legjendë të çiklizmit shqiptar si dhe mbështetje për të rinjtë që plot pasion e çojnë përpara këtë traditë. Bashkë me presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku, si dhe familjarët e legjendës Tafili, pata kënaqësinë të ndaja kupat dhe diplomat për më të mirët e këtij edicioni.

Gjithashtu në emër të Bashkisë Shkodër akordova titullin e “Mirënjohjes” për veteranët e çiklizmit shkodran si: Hilmi Lala, Gezim Strica, Sabri Sinori, Gezim Ferracaku, Bahri Zmijanej (pas vdekjes), Fatmir Dibra, Agim Ferracaku, Mehdi Selmani, Sabetin Hoxha, Gezim Mlloja e Ergi Peraj. Kjo kupë do të jetë e përvitshme dhe me mbështetjen e fuqishme të Bashkisë Shkodër.

Shpërndaje