“Jemi të cënuar nga aksidentet se na duhet të ecim në rrugë të makinës për shkak të trotuareve të zëna dhe parkingut…Kam rrugën e shtëpisë 50 m të pashtruar…Nuk kam përfitu strehim social me 2 statuse invaliditeti… Jam banore në pallat, kat i tretë dhe komshia poshtë ka bërë shtesë pallati dhe më ka zënë krejt pamjen… Invalidët sipas ligjit përjashtohen nga taksa dhe ne taksohemi nga bashkia… Kam pasë nevojë për 1 muaj me e lanë bashkëshortin tetraplegjik në azil dhe bashkia më ka thënë nuk kemi staf për këtë kategori dhe nuk ma ka marrë…Kempi për motrën dhe mbesën e paralizuar që kujdesem unë në shtëpi për to, më ka ardhë i përgjysmuar me argumentin që ke 2 persona dhe nuk përfitohet për të dyja, por vetëm përgjysëm … Bashkia na ka hek për çdo vit nga një paketë kempi dhe na e ka borxh…Nuk kemi mujt me komuniku kurrë me kryetarin e bashkisë…”
Këto janë disa prej çështjeve që më treguan në takimin me shoqatën e invalidëve para e tetraplegjikë. Asnjë prej tyre nuk vjen nga mungesa e fondeve, është mungesë vullneti e menaxhimi për të mbaruar punë.
Duhet të krijojmë patjetër një këshill konsultativ pranë bashkisë për të konsultuar problemet dhe zgjidhjet e nevojshme. Duhet ta kthejmë bashkinë në punë, duhet ta hapim atë për qytetarët, nuk kemi pse me u qa më. Si i zoti i shtëpisë pyet anëtarët e familjes e i merr në dorë cështjet e familjes për më të mirën e saj, ashtu edhe kryetari i bashkisë duhet të pyesë qytetarët, të gjejë zgjidhjet e t’I dalë për zot komunitetit që drejton.