Takimet me bashkëqytetarët dhe sipërmarrësit janë gjithmonë një mundësi e mirë për të ndarë me ta programin e 4 viteve në vazhdim të drejtimit të Bashkisë Shkodër. Nga sheshi Prekë Cali dhe përgjatë pedonales “Kolë Idromeno” pata kënaqësinë të merrja jo vetëm mbështetjen e tyre, por edhe të listoja një pjesë të programit.
Taksa të ulëta për biznesin
Rikonstruksion i fasadave dhe rivitalizim i zonës muzeale
Përmirësim i infrastrukturës rrugore
Investime në shkolla dhe ndërtim terrenesh sportive
Një kalendar i pasur aktivitetesh dhe promovim i resurseve të territorit
Shkodra do të jetë epiqendër e investimeve dhe ndryshimeve. Bashkë Fitojmë