Bashkëbisedimi me gratë dhe vajzat është gjithmonë një mundësi e mirë jo vetëm për të shpalosur programin e 4 viteve të drejtimit të Bashkisë Shkodër, por edhe për të analizuar në detaje problematikat dhe gjetur zgjidhjet. Në rajonin 3/3, aty ku mbështetja ka qënë e vazhdueshme dhe për të cilën shpreha mirënjohjen ndaj zonjave, pata mundësinë të shpalos disa prej pikave të programit.
Përmirësim i infrastrukturës rrugore
Krijimi i hapësirave të reja publike dhe rikualifikim i parqeve
Restaurim fasadash dhe blloqeve të pallateve me efiçense energjie
Ndriçim i ri publik me sistemin LED
Shtim i linjave të transportit publik
Terrene të reja sportive dhe rikonstruksione të shkollave të zonës
Këndet sportive në lagje
Përmirësim i menaxhimit të mbetjeve
Shkodra do të jetë një qendër e rëndësishme në rajon, ku programi ynë i jep zhvillimin e nevojshëm ekonomik e turistik.