Kënaqësi e jashtëzakonshme të takoj Kuartetin e parë shqiptarë “ILA 74”, i cili sonte do të performojë, pas 46 vitesh në Shkodër, koncertin e tij recital.
Figurat e shquara të artit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, Vangjush Papadhimitri, Zeqir Sulkuqi, Ilo Kanani dhe Kostika Tanto, të cilit ju bashkova me kënaqësi në urimet e përvjetorit të tij të lindjes, do të sjellin sonte për publikun shkodran një koncert të veçantë.
Arti e kultura është geni jonë natyral, të cilin ne do ta mbështesim në të gjitha dimensionet e tij.