Situatë kaotike në Urgjencën e Spitalit/ Dhjetëra nxënës të helmuar mbërrijnë me barelë

Shpërndaje

Situatë kaotike është krijuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit pasi ambientete e këtij spitali janëë mbushur me nxënës të shumtë por edhe me familjarë të tyre,

Dhjetëra nxënës të shkollës “Janaq Kilica” kanë mbërritur me ambulancë në urgjencë, me probleme në frymëmarrje.
Mësohet se disa prej nxënësve kanë mbërritur në spital me barela.


Në spital ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit i cili ka nxjerrë nga ambientet e spitalit mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci.

Deri tani raportohet se janë të paktën 15 nxënës që kanë paraqitur simptoma dhe janë dërguar në spital.
Nxënësit kanë mbërritur në spital me marrje mendsh, të vjella, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur shkaku i helmimit.

Shpërndaje