Benet Beci: Velipoja ka mundësinë të jetë qyteti i dytë në Bashkinë e Shkodrës…

Shpërndaje

Ky është albumi i një dite të kaluar në Velipojë. Inspektim e takime tek lagjia te kisha, Qendër Velipojë, Gomsiqe,Mbi Sukë, Sektor dhe plazh. Velipoja është shumë më tepër sesa plazhi, deti, rëra. Ka probleme të mëdha në infrastrukturën rrugore, ndriçimin elektrik nëpër lagje, pastrimin e mbeturinave, mungesa e mirëmbajtjes për shëtitoren dhe e rrugëve për biçikleta.

Njerëzit kanë bërë më të mirën që kanë ditur e mundur, shteti nuk iu është gjendur pranë siç duhet.

Velipoja ka mundësinë të jetë qyteti i dytë në Bashkinë e Shkodrës, një qendër e turizmit, një hapësirë që ofron shumë më tepër se plazhin e mrekullueshëm, detin e rërën curative, ofron ekonomi.

Shpejt ajo nuk do të jetë veç zgjedhja sentimentale e shkodranëve, apo plazhi i lire për turistët, por një qendër për turizmin, shërbimet, hapësirat publike dhe rekreative. Velipoja do të bëhet një pikë e fortë lidhjeje me Shëngjinin e Ulqinin, duke e pasuruar ofertën turistike me një plazh ranor të pandërprerë që shtrihet në afro 50 km, një hapësirë e rrallë në tërë rajonin. Projektet janë gati, madje në disa prej tyre puna ka nisur, siç e dini para pak ditësh qeveria ka miratuar fondin për shpronësimin, i cili na ndihmon t’i kthehemi me ritme të shpejta punës për ndërtimin e rrugës me Shëngjinin, ashtu siç ka nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi për urën lidhëse në Pulaj.

Shpërndaje