Bardh Spahia perkujton 30 vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit te dytë në Shkodër…

Shpërndaje

25 prilli i 1993, do të mbetet një datë e shënuar në historinë e Shkodrës dhe Shqipërisë post komuniste. Për herë të parë tokën shqiptare e viziton një Papë, Gjon Pali i Dytë, sot shenjt i Kishës Katolike. Papa simbol i rezistencës antikomuniste!

Padiskutim që kjo ngjarje dhe ky moment që përjetuam si komb ishte e veçantë dhe mesazh shprese, pasi Ati i Shenjtë jo rastësisht kishte zgjedhur Shkodrën. Qyteti simbol i persekutimit dhe rezistencës antikomuniste, që e kishte paguar me gjakun e bijve të saj atë qëndresë ndaj regjimit komunist, po merrte bekimet e një Pape. Sot 30 vite nga ajo ditë, të gjithë ne që ishim pjesë e përjetimit të atij momenti mbushemi sërish me emocione dhe na shërben si motivim për të marrë përgjegjësi historike dhe jetike për kombin tonë duke mos harruar.

Shpërndaje