Manifestimi/ Studiuesi: Basha duhet të merrte disa përgjigje nga Meta

Shpërndaje

Studiuesi Redi Shehu është shprehur në emisionin Opinion se kreu i opozitës, Lulzim Basha para se të shkonte në manifestimin e organizuar nga Presidenti Ilir Meta, duhet të kishte marrë disa përgjigje nga ky i fundit.

Shehu shprehet në situatën politike aktuale, një rol të rëndësishëm kanë ndërkombëtarët, të cilët janë një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare.

Redi Shehu: Unë mendoj se duhet të ishte në formatin e një partie politike të mirëfilltë, nëse duhet të vinte në formatin që erdhi si qytetar i thjeshtë. Ai nuk duhet të vinte përsa kohë që duhet të merrte disa përgjigje pyetjeve që duhet ti bënte kreut të shtetit. E para duhet të dinte se kush është organizata mafioze ndërkombëtare që ka marrë peng sovranitetin e vendit. E dyte duhet të përcaktonte pozicionin, duhet të qëndronte si pozicion tampon mes presidentit dhe ndërkombëtarëve. Gjërat më të rëndësishme në politikë bëhen nga ndërkombëtarët duam apo nuk duam ne. Faktori ndërkombëtarë nuk mund të lihet jashtë kësaj analize. Prandaj, Basha do të duhet të sqaronte këtë element, kush është kjo organizatë./ Opinion.al

Shpërndaje