Lamtumirë “Golf”, Volkswagen përqëndrohet te makinat elektrike…

Shpërndaje

Makinat Golf janë në prej modeleve më të njohura dhe më të përdorura të Volkswagen. Por gjiganti gjerman i prodhimit të makinave ka vendosur t’i japë lamtumirën.

Thuajse 50 vite më parë Volkswagen nxorri në treg versionin e parë të Golf, duke u shndërruar shumël shepjti si modeli më I prodhuar nga kjo kompani.

Por versioni Golf 8 do jetë modeli I fundit që do të mbajë këtë emër dhe që do të ketë një motor me djegie.

Drejtuesit e kompanisë kanë konfirmuar se prodhimi i makinave do të jetë tërësisht i fokusuar tek versionet elektrike.

Volkswagen pritet të nxjerrë deri në vitin 2026 10 modele të reja elektrike, duke përfshirë edhe modelin me çmim të “përballueshëm” ID.2 , i cili premtohet të kushtojë më pak se 25,000 €, kur të dalë në treg pas tre vjetësh.

Megjithatë për fansat e Golfit, ka ende një shpresë për një version 9, pasi ajo që është konfirmuar ka të bëjë vetëm me motorët me djegie dhe nuk përjashtohet që Volkswagen të sjellë modelin e shumëkërkuar në në versionin elektrik.

Por edhe nëse kjo do të ndodhë, nuk pritet të dalë në treg para vitit 2028.

Shpërndaje