Erdoğan: Makina e parë elektrike autoktone turke ‘Togg’ del në rrugë…

Shpërndaje

Presidenti i Türkiye, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se makina e parë elektrike autoktone e Türkiyes ‘Togg’ ka dalë në rrugë pas ceremonisë së saj të dorëzimit, raporton Anadolu.

“Që nga sot, ne po fillojmë të shohim ‘Togg’-un në rrugë”, tha presidenti Erdoğan, në dorëzimin e modelin të parë T10X të ‘Togg’-ut me një ceremoni të organizuar në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan tha se ‘Togg’ ka arritur nivelin e tij aktual si një simbol i përparimit teknologjik, zhvillimit ekonomik dhe reputacionit global të Türkiyes.

Presidenti turk theksoi se ‘Togg’ do të zbukurojë rrugët jo vetëm në Türkiye, por edhe në mbarë botën.

Së bashku me zonjën e parë, Emine Erdoğan, presidenti ngau makinën ‘Togg’ nëpër kompleksin presidencial.

Çmimi i modelit standart T10X i makinës ‘Togg’ do të jetë rreth 950 mijë lira turke apo rreth 50 mijë dollarë, ndërsa modeli i avancuar ka një çmim prej rreth 1.21 milion lira turke apo rreth 64 mijë dollarë.

Modeli i parë i T10X është në gjendje të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë për 7,6 sekonda, ndërsa i dyti, me dorëzimin e caktuar që do të fillojë në muajin tetor, mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë për 4,8 sekonda.

Në stacionet e karikimit të shpejtë, bateritë e modelit T10X mund të ri-mbushen deri në 80 për qind në më pak se 28 minuta.

Shpërndaje