Sot në zyrën e Prefektit të Qarkut Shkoder u organizua një takim pune me perfaqësues të UNDP dhe të Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të cilët kanë si program pune të verifikojnë dëmet e shkaktuara nga termeti i datës 26 Nentorit 2019 në territorin e Qarkut Shkoder.
Qëllimi i takimit është për të parë nga afër banesat e demtuara dhe punën që është bëre nga bashkite përkatese për vlersimin e banesave dhe mundësinë e ndërhyrjes me ndihmë konkrete për familjet e dëmtuara.
Në takimin e organizuar në zyrën e Prefektit Shkoder, grupi u njoh nga afër me punën e bëre nga ky Institucioni dhe procedurat të cilat vazhdojnë nga bashkitë për vlersimin e banesave.
Takimi vijoi edhe në Bashkinë Shkoder . Grupi i punës u prit nga kryetarja e Bashkise Zj.Voltana Ademi e cila informoi mbi punën e deritanishme që po bëhet nga bashkia për vlerësimin e të gjitha llojeve të objekteve të dëmtuara.
Pas takimeve në zyrat e institucioneve përkatëse, grupi vazhdon inspektimet në terren për të parë nga afër objektet e dëmtuara në territorin e Bashkisë Shkoder.
Ditën e merkure ky grup pune do të vijoj takimet në Bashkinë Vau – Dejës.