Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar.
Ministrja Xhaçka dhe ministri Mukhtar nënshkruan në Nju Jork marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
“E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”, u shpreh Xhaçka.
Në kryeqytetin kazak Astana, ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash. Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit.