Bashkia Shkoder sqarim në lidhje me situaten e krijuar me familjet tek ish shkolla Veterinare…

Shpërndaje

Bashkia Shkodër ka ndjekur me përparësi dhe ka komunikuar vazhdimisht me OSHEE-në për të krijuar mundësinë e sistemimit të banorëve përfitues pranë banesave sociale të ngritura pranë ish konviktit të shkollës Veterinare.

Është bërë aplikimi për banesat sociale pranë Ish Konviktit të shkollës Veterinare për miratim pikë lidhje dhe vendosje matësish në datë 30.03.2022. OSHEE nuk e ka miratuar si aplikim me arsyetimin që banorët e konviktit kanë kontrata me OSHEE dhe disa prej tyre kanë detyrime të pashlyera.

Nga OSHEE u sugjerua që të bëhet aplikim vetëm për shkollën veterinare që është në proçes rikonstruksioni, gjë që është realizuar me datë 01.07.2022 në mënyrë që të vendoset në punë kabina elektrike e ndërtuar duke qenë pjesë e kontrtatës së rikonstruksionit dhe më pas të vendosen matësat ekzistues të familjeve që janë përfituese të banesave sociale dhe për përfituesit e tjerë  të bëhet aplikim tjetër për vendosje matësish të rinj.

OSHEE përsëri nuk e miratoi si lidhje me arsyetimin që duhet të ndryshohen disa të dhëna teknike tek kërkesa për të cilat Bashkia nuk ishte sqaruar më herët.

Riaplikimi për miratim pikë lidhje është bërë përsëri me datë 15.09.2022 dhe jemi në pritje të veprimit nga ana e OSHEE-së për ti hapur rrugë zgjidhjes për përfituesit e banesave sociale me qira pranë ish Konviktiti të shkollës Veterinare.

Shpërndaje