

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shijakut pasi u kap duke transportuar 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatorë.
Njoftimi i policisë
Shijak/ Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për tregtim të lëndëve eksplozive.
Finalizohet operacioni policor i koduar ?Stacioni?.
Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.
Gjenden dhe sekuestrohen lëndët plasëse.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni?, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.




