EMRI/ Atentati i dështuar në Durrës, si shpëtoi “Kili” brenda G-Class-it të blinduar: Më qëlluan nga një furgon…

Shpërndaje

Detaje të reja nga atentati me snajper në Durrës, personi që i ka shpëtuar Akil Nerjak. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e plazhit të qytetit bregdetar.

Nerjaku ka qenë duke lëvizur në këtë zonë në momentin që është qëlluar më një plumb nga një armë që dyshohet se ka qenë snajper.

Por, plumbi ka kapur një mjet të rastit dhe Nerjaku ka shpëtuar. Vetë Nerjaku ka deklaruar se ka dyshime që të jetë qëlluar nga një furgon, i cili ka qenë duke lëvizur në anën tjetër të rrugës. Policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me atentatin e dështuar.

Shpërndaje