Fundjavë me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për të shtunën dhe të dielën…

Shpërndaje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të diktohet përsëri nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë si për ditën e shtunë ashtu dhe për ditën e diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura.

Gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Më pas reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Po ashtu edhe për ditën e diel në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s.

Për ditën e diel nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10-12m/s.

Shpërndaje