

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto, ku shihet me një arkë me para dhe ka ironizuar për kapjen e drogës në portin e Durrësit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se “mallin” e ngarkoi me duart e tij dhe do të vijë në portin e Durrësit.
Ai nuk tregon një datë të mbërritjes, por thotë se pagesën e kanë marrë persona me pushtet dhe policët e portit nuk dinë asgjë.
Gazetari ironizon Qeverinë dhe deklaron se në Kolumbi “malli” shitet me 1790 dollarë për kilogramë, ndërsa në portin e Durrësit pazari shkon shtrenjtë.



