Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën për “cenim të rëndë të të drejtave të njeriut” në një raport për akuzat e abuzimit në provincën Xinjiang. Kina i kërkoi Kombeve të Bashkuara të mos e publikonte raportin, ndërsa Pekini e quajti një ‘farsë’ të sajuar nga fuqitë perëndimore.
Raporti akuzon për abuzimin e myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve të tjera etnike, të cilat Kina i mohon. Hetuesit u shprehën se kanë gjetur “prova të besueshme” torturash që renditen në “krime ndaj njerëzimit”.
Raporti u publikua në ditën e fundit të Michelle Bartlett si komisionere e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Raporti nga ekipi i Bartlett akuzon Kinën për përdorimin e ligjeve të paqarta të sigurisë shtetërore për të shtypur të drejtat e minoriteteve dhe vendosjen e “sistemeve të dënimit arbitrar”.
Sipas tij, të burgosurit janë ekspozuar ndaj “modeleve të trajtimit çnjerëzor” që përfshin “ngjarje të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore”.