Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, Balla tregon kur do të zhvillohen zgjedhjet e parlamentare: Shumë shpejt kandidatët për…

Share your love

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e cila u zhvillua në ambientet e selisë rozë.

Burime për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu bëjnë me dije se kryesia do te hartojë axhendën e Kongresit. Në kryesi do të raportohet mbi kandidatët për Asamblenë e re që do ta zgjedhë Kongresi.

Ndërkaq kryesia ka kërkuar sot ndryshimin e Statutit, i cili po rishkruhet nga Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni.

Ndërkaq kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka theksuar sërish se zgjedhjet parlamentare të përgjithshme do të mbahen në qershor të vitit 2021 duke shuar dyshimet se mazhoranca do të pranojnë zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë Balla shtoi se shumë shpejt do të kenë një drejtues politik për bashkinë e Shkodrës.

“Në Kongresin e partisë do të miratojmë një axhendë për aktivitetin politik. Biem dakord që në këto 29 vite kanë qenë momente të rëndësishme në jetën politike. Do të këtë një lloj ndryshimi, dhe ky proces përmbyllet me 30 qershor të vitit 2021, atëherë kur do të zhvillojmë zgjedhjet parlamentare.

Unë do të bie rehat me këtë lloj pyetje për të paktën disa muaj. Presidenti i Republikës ka qenë në moszbatim të detyrave kushtetuese që ai ka. Është presidenti i Republikës që duhet të zgjohet dhe të zbatojë kushtetutën.

Kemi marrë një sërë kandidaturash, shumë intelektuale që të përfqësojnë popullin e Shkodrës. Shumë shpjet do të kemi një drejtues të PS-së. Pas datës 29 shkurt do të kemi asamblenë kombëtare dhe kryesinë e partisë. Ai do të jetë dhe momenti që në Shkodër do të kemi një drejtues të ri politik.”- u shpreh Balla.

Share your love