Ne diten boterore te semundjes se diabetit, ne nje komunikim per mediat mjekja endokrinologe Lindita Mlloja e cila dha disa keshilla se nga çfare duhet te tregojme kujdes ndaj kesaj semundjeje.
Mlloja: Dita boterore e diabetit njihet keshtu, sepse ne kete dite per here te pare eshte zbuluar insulina ne vitin 1920, pra po behen afersisht 100 vjet. Kohet e fundit diabeti eshte nje trend çdo dite ne rritje, mbase edhe si pasoje e transformimit te popullates tone nga aktive ne passive. Fatkeqesisht trendi eshte çdo dite ne rritje, mendohet qe nder 5 diabetike, tre jane te deklaruar, njeri nuk eshte i deklaruar, ndersa tjeteri nuk e di qe ka kete semundje.
Nder shkaqet qe ndikojne ne prekjen e kesaj semundje jane faktoret gjenetike ne te cilen ndikojne personat qe kane prinderit ose brezin e pare pas prinderve qe jane me diabet. Ndersa faktoret ambiental jane kushtet e jeteses, mbiushqyerja, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha, niveli i larte i yndyrnave, duhani, alkooli etj., veçanerisht kete 30 vjeçarin e fundit.
Ne vendin tone, mund te kemi nje trend zbulimi ne dite 3 – 4 pacienta te rinj.
Duke qene se nje pjese e femijeve jane mbipeshe bejne nje jete sedentare ato jane prekur nga diabeti i te rriturve.
Simptomat klasike te diabetit jane nje urinim i shpeshte, pirje uji ne sasi te madhe, nje oreks i shtuar.
Nje person qe eshte mbi 45 vjeç e lart te beje check-up nje here ne vit ashtu siç eshte ne prtokoll per te gjithe popullaten.