Ditët e fundit policia po kryen kontrolle të ashpra nëpër segmentet kryesore të vendit, ndërsa herë pas here janë denoncuar nga ana e qytetarëve eedhe sjellje brutal.
Burime bëjnë me dije se operacionet e policisë në rrethe por edhe në kryeqytet, kanë shkaktuar kaos nëpër komisariate pasi raportohet se disa nga qytetarët që janë ndaluar, ndëshkuar apo që u është konfiskuar mjeti, kanë kundërshtime ndaj forcave të rendit.
Në mjetet që kanë ndaluar efektivët e policisë mësohet se janë konstatuar shpesh të udhëtojnë jo vetëm ‘kriminelë’ në kërkim të të cilëve është vërsulur shteti, por edhe familjarë e njerëz të zakonshëm.
Mësohet se deri më tani janë bllokuar mbi 600 mjete ndërsa pronarët dhe familjarët e një pjese të mirë të tyre janë dyndur drejt komisariateve për të kërkuar sqarime.
Nga ana tjetër, policia ka kërkuar nga qytetarët që të plotësojnë formularin e origjinës së pasurisë që në këtë rast bëhet për të justifikuar paratë me të cilat janë blerë mjetet, ndërsa është ende e pakuptueshme pse më parë nuk duhet plotësuar formularët para se të bëhet konfiskimi.