Kanë kaluar 8 muaj nga zgjedhjet vendore, ndërkohë që ‘rezistenca’ e punonjësve të bashkive të djathta nuk është lënë në harrëse nga krerët e policive nëpër rrethe.
Në një denoncim në rrjete sociale Romeo Gurakuqi, ish-deputet i PD-së ka publikuar dhe shkresën e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj i cili i ka kërkuar Bashkisë Shkodër të njoftojë disa punonjës të saj për të dhënë deklarime në bazë të hetimeve që janë nisur për veprën penale ‘Pengim të zgjedhjeve’ dhe ‘shpërdorim të detyrës’.
“Jemi në javën e pare të muajit shkurt 2020, kohë vetingjesh të kryepolicëve, 8 muaj pas aktit burracak te përdorimit te dhunes se makinave me xhama te zi (e kam njoftuar personalisht MPB qe ne orën 14.00 te datës 29 qershor mbi ekzistencën e skuadrës së armatosur me makina pa targa) dhe një shkresë është drejtuar në Bashkinë Shkodër për një liste punonjësish, qe duhet te paraqiten për llogaridhënie të kalueme. Shkresa nuk vjen nga Prokuroria, as nga Oficeret e Policisë Gjyqësore te deleguar, sikur e parashikon K. Pr. P., por nga vete drejtori i policisë Shkodër, zoti Brahimi. Po ashtu, shkresa nuk ka te shënuar bazën ligjore dhe cilësimin, mbi bazën e te cilës është mbështetur hartuesi dhe nënshkruesi për ta urdhnuar nje veprim te tille thirrës. Për me tepër, në kundërshtim me KPr. P., urdhërohet institucioni i Kryetarit te Bashkisë Shkodër të kryeje procedurat lajmëruese. D.m.th., drejtuesi i policisë Shkodër nuk e ka të qartë, se thirrjet për dëshmi janë individuale, se ai nuk ka asnjë tagër thirrës dhe se kryetari i bashkisë nuk ka funksione lajmëruese“, shkruan ndër të tjera ish-deputeti Gurakuqi.