Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një takim me prefektët dhe krerët e bashkive, ku ka kërkuar që të gjithë qytetarët të përditësojnë adresat e banesave të banimit.
“Tërmeti i 26 nëntorit ishte një kosto e madhe njerëzore dhe materiale. Situata me emergjencat, të nxjerrim mësimet e nevojshme. Ligji kërkon që 4% e buxhetit të bashkive të alokohen për emergjencat civile. Qytetarët të deklarojnë adresat e sakta që të mos ketë ngatërresa.
Vetting listave të emrave të rrugëve që në jo pak raste kanë çuar në vendosje emra personash që nuk duhet ta kenë emrin aty sepse nuk duhet që emri i një autori të dënuar për një vepër penale të jetë pjesë e të gjitha dokumenteve tona.
Në këtë mënyrë do ta kemi përherë mbrapa mbi shpinë. Kështu duhet të kemi emra të nderuar dhe të filtrojmë ato emra që nuk e kanë vendin në emërtimet e rrugëve tona”, tha Lleshaj.