Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ka qenë një ndër ditët më tragjike të Shqipërisë ku la pas 51 viktima dhe mijëra të plagosur.
Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi ka bërë të ditur dhe shifrën zyrtare të dëmit të shkaktuar nga ky tërmet që është 985 milionë euro.
Ministri Çuçi
26 nëntori 2019 do mbahet mend si një nga ditët më të rënda 17 mijë njerëz në total u zhvendosën nga banesat e tyre. 202 mijë persona u prekën nga tërmeti në 11 bashki.
Rreth 90 ekspertë të huaj e vendas përfunduan raportin e vlerësimit në 30 janar. Raporti është hartuar sipas të gjitha standardeve të BE, BB dhe agjencisë së OKB. Në kohë rekord u bë verifikimi i 50 mijë banesave.
Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën 985 milionë euro. Falenderojmë partnerët për solidaritetin e treguar në këtë situatë.
Pa këtë raport nuk mund të shkonim në Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt. Programi i rindërtimit është një sipërmarrje e jashtë-zakonshme.
Ambasadori Soreca: Sollëm skuadrat tona për të ndihmuar për ndërtesat e dëmtuara.