Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu katin e pestë të një pallati në Shkodër.
Mësohet se 70 vjeçari Ismet Abdurrahmani është nxjerrë i pajettë nga banesa e ti. 70 vjeçari ndodhej i vetëm në shtëpi në momentin që ka rënë zjarri.
Dyshohet se shkak i zjarrit ësht ëbërë rrjedhja e një bombole gazi. Dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për stabilizimin e situatës