Ne Shkoder familjet e pastreha dhe jetimët që janë tek konvikti “Safet Spahia” në katet e sipërme kanë marrë një shkresë nga bashkia Shkodër për t’i liruar ato mjedise për një rikonstruksion dhe të zhvendosen tek konvikti i shkollës “Arben Broci”. Këta familje dhe jetimet paralajmërojnë kryetaren e bashkisë Voltana Ademi dhe drejtorin e shërbimeve sociale Filip Vila se për asnjë lloj arsyeja s’do të dalin nga aty ndersa shprehen te revoltuar se kryebashkiakja nuk I ka pritur ne zyre.
Sipas bashkisë Shkodër në një reagim arsyeja e kësaj zhvendosje është për shkak
të rikonstruktimit të thelluar të katit të dytë dhe të tretë të konviktit dhe
se tek konvikti i shkollës “Arben Broci” do kenë kushte më të mira dhe se do
kenë mbështetjen e bashkisë ndërsa të gjithë sipas bashkisë janë njoftuar për
këtë lëvizje sepse rikonstruksioni tek “Safet Spahia” është mësë i domosdoshëm.
Por vete familjet e prekura nga rikonstruksioni thone se nuk pranojne te levizin ne konviktin Arben Broci pasi aty nuk ka as kushtet minimale per jetese. Diten e neserme eshte afati I fundit per lirimin e konviktit per rikonstruksion por vete kjo kategori te pastrehesh thone se nuk do largohen me cdo kusht nga aty.