Policia e Shkodrës sqaron shkaqet e aksidentit në M.Madhe

Shpërndaje

Malësi e Madhe/Informacion sqarues

Ne vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, fshati Zagorë , Malësia e Madhe ju informojmë se:

Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimet e drejtuesit te mjetit, mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti është përplasur me sinjalistikën anësore, dhe ka dalë në skarpatin e rrugës.

Në automjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja Gj. D. 57 vjeçe e cila ka dalë nga mjeti gjatë rrotullimit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shpërndaje