Turqi, presidenti Erdoğan njofton rritjen e pagës minimale mbi 50 për qind

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi i tij nga 1 janari i vitit 2022 rrit pagën minimale për 50,4 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan njoftoi se paga minimale mujore neto do të jetë 4.250 lira turke (rreth 275 dollarë).

“Besoj se me këtë rritje, ne kemi treguar vendosmërinë tonë për të mos shtypur punonjësit tanë përballë rritjes së çmimeve”, deklaroi Erdoğan.

Inflacioni vjetor i Turqisë në muajin nëntor qëndroi në 21,31 për qind, ndërsa rritja mesatare 12-mujore e çmimeve të konsumit ishte 17,71 për qind.

Shpërndaje