Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ish-deputjetja Izmira Ulqinaku ka denoncuar kushtet skandaloze në të cilat ndodhet spitali rajonal Shkodër.
Postimi në Facebook:
Në 6 vitet e fundit janë bërë 11 tendera për sistemimin e gjelbërimin e oborrit të Spitalit të Shkodrës ndërsa godina është e degraduar.
Asnjë rikonstruksion total që në 2011, sepse Edi Ramës i intereson fasada nga jashtë.
Lagështirë e myk kudo në koridoret dhe dhomat e maternitetit!
Këto janë ambiente që rrezikojnë shëndetin e nënave dhe foshnjave.
Kjo është shëndetësia e Edi Ramës!
#qytetaretankohen
#ramaik