Kukësi është duke u ndeshur me Partizanin në kryesfidën e javës së 19 në Superiore. Takimi po zhvillohet në “Air Albania” dhe shifrat janë ende 0-0, ndërsa rreth 5000 tifozë gjenden në stadium.
E teksa pritet ndezja e kësaj sfide me gola të shënuara, mbështetësit e Partizanit e kanë hapur banderolën e tyre.
Bëhet fjalë për një mbështetje që u jepet minatorëve të Bulqizës. Këta të fundit kanë protestuar në kryeqytet për kushte më të mira të punës, ndërsa tifozët e Partizanit dalin hapur se janë me ta në këtë kauzë. /Sport Ekspres/