Prefekti i Shkodrës mbledh Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut

Shpërndaje

Në zyrën e Prefektit të qarkut Shkoder u organizua mbledhja e rradhës e Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut.

Takimi kishte si qëllim të analizoj masat e marra për emergjencat dimërore e kryesisht të mirëmenaxhimit të akseve rajonale dhe segmentet rurale. Në këte takim merrnin pjesë anëtaret e KECQ dhe kompanitë sipërmarrëse të kontraktuara nga Autoriteti Rrugore Shqiptarë nëpërmjet Bankës Botërore dhe ato të kontraktuara nga bashkitë e qarkut për rruget rurale.

Të gjithë institucionet në nivel qendror dhe lokal raportuan se kanë marrë të gjitha masat planifikuese dhe kanë siguruar të gjithë resurset njerëzor dhe logjistike për segmentet dhe akset e kontraktuara si dhe është depozituar sasia e mjaftueshme e granilit dhe kripës në vendet e rriskuara nga ngricat.

Nga Prefekti, në rolin e Kryetarit të KECQ, u deleguan detyra konkrete për rritjen e bashkepunimit ndërinstitucional dhe përgjegjësitë e kompanive sipermarrese për mirëmbajtjen në të gjitha niveleve të rrugeve në situatën e pritshme të reshjeve të dëborës dhe ngricave. Të gjithë pjesmarrësit u shprehen të gatshem për të marre përsiper pergjegjësitë ligjore për mirëmenaxhimin e situatës dimërore .

Shpërndaje