Rikthehen protestat e studenteve

Shpërndaje

Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga protestat e fundit, studentët i janë rikthyer sërish atyre duke bojkotuar edhe mësimin.

Një grup studentësh nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i është përgjigjur thirrjes për revoltë nga organizata Rezistenca Rinore.

Studentët u grumbulluan përpara Korpusit Universitar. Ata kanë bojkotuar mësimin në shenjë protestë kundër paktit për universitetin që sipas tyre është një mashtrim.

Sipas tyre qeveria është në panik nga protesta, ndaj kanë filluar të ndryshojnë edhe oraret e seminareve dhe të aktiviteteve me qëllim pengimin e protestave.

Një prej studenteve e cila sot ka dalë në protestë thotë se kërkesat e tyre janë ato që kanë qenë edhe një vit më parë.

Studentet thonë se nuk do të dorëzohen deri në zgjidhjen e problemeve.

“Asnjë pika e paktit nuk u përmbajt. Ne kemi ardhur për të drejtat tona, tarifat u shtuan, në konvikt asgjë nuk ka në rregull. Shpresojmë të na mbështetin të gjithë. Disa nga problemet janë tarifat e larta, bursat, që tani duhet të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë.

Nuk e dimë çfarë do bëhet me ne, do jemi në protestë derisa të marrin zgjidhje problemet tona. Kam ardhur këtu dhe nuk do të dorëzohem.

Pedagogët na kanë mbështetur, ndërsa studentët i ndalon frika”, tha studentja për Ora News.

Shpërndaje