Tatimorët me GPS në terren, për të shmangur abuzimet

Shpërndaje

Për herë të parë inspektorët tatimore që ushtrojnë kontrolle tek biznesi do të jenë të pajisur me GPS, ose e thënë ndryshe do të gjurmohen për vendndodhjen e tyre. Administrata tatimore do të nisë  zbatimin e këtij projekti në Mars të këtij viti. Por si do të funksionojë nisma në terren?

Bëhet fjalë për pajisjen me tabletë të çdo inspektori në të cilën do të evidentojë vendndodhjen si dhe kohën e qëndrimit në subjekt, masat që merr ndaj biznesit -thotë Ibrahimaj.

Tatimet thonë se ky projekt do të ketë si synim shmangien e abuzimeve nga ana e inspektorëve si dhe do të monitorojë kontrollet nëse janë në përputhje me autorizimet e lëshuara nga drejtoria qendrore.

Por se sa efektiv do të jetë ky projekt në praktikë, këtë do ta tregojë koha. Funksionimi i këtij sistemi kërkon internet pa ndërprerje pavarësisht zonës se ku kryhet kontrolli.

Shpërndaje