Mëngjesin e sotëm drejtues dhe anëtarë të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ishin para portës së minierës, për të folur me punëtorët për problematikat që veç shtohen. Padrejtësia e fundit ndaj minatorëve është mohimi i bonusit të fundvitit.
Kërkesat e SMBB-së dhe minatorëve, për të cilat do të luftojmë deri në fund, janë:
- Negocimi i Kontratës së re Kolektive me SMBB;
- Rritje page;
- Rishikim normash;
- Pagesa e bonusit të fundvitit;
- Njohje e vështirësisë dhe vjetërsisë në punë;
- Dëmshpërblim për aksidentet në punë;
- Ndalimi i presioneve ndaj minatorëve;
- Rikthimi në punë i 4 drejtuesve të SMBB-së, të pushuar në mënyrë të paligjshme.
Kompania Albchrome dhe shteti duhet të reflektojnë për këto kërkesa sa më parë.
Minatorët e bashkuar, kanë për të fituar!