“Dita ime nis mes qytetarëve shkodranë. Qëllimi është të takoj sa më shumë njerëz, të bashkëbisedoj me ta për t’u njohur me nevojat e shqetësimet që kanë për të gjetur mënyra për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Banorët e lagjes Draçin i Vogël janë të shqetësuar për rrugën “Enver Draçini”, gjendjen e saj të rënduar dhe mungesën e ndriçimit. Vëmendja për këtë lagje, ndër më të vjetrat në qytet, është detyrimi ynë”, shkrun Benet Beci.